SFIDA E RADHËS
Barleti DigiHealth Competition është një konkurs që inkurajon të rinjtë të zhvillojnë zgjidhje praktike dhe inovative përmes projekteve dhe ideve në fushën e shëndetit dhe mjekësisë. Pjesëmarrësit punojnë dhe konkurojnë me ide që lidhen me shëndetin digjital, telemjekësinë, aplikacionet për mirëqenie, teknologjinë mjekësore, menaxhimin e të dhënave shëndetësore dhe kujdesin afatgjatë, me synimin për të krijuar një sistem shëndetësor më të zgjuar, më të qëndrueshëm dhe më të aksesueshëm. Ky sfidim promovon kreativitetin, punën në grup dhe përdorimin e teknologjisë në shërbim të shëndetit të komunitetit. Të rinjtë që marrin pjesë janë ata që duan Shëndetin Publik, Teknologjinë, Mjekësinë, Farmacinë, Inxhinierinë Biomjekësore, Shkencat e Jetës etj.
Vendndodhja: Universiteti Barleti, Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Data: 25 prill 2025
Për pjesëmarrje, aplikoni online ose na kontaktoni për çdo informacion apo pyetje në email: [email protected] ose në numrin e telefonit: 0696887476.
Më shumë
Data: 03 Maj 2025
Për pjesëmarrje, aplikoni online ose na kontaktoni për çdo informacion apo pyetje në email: [email protected] ose në numrin e telefonit: 0696887476.
Apliko Online
225
Pjesëmarrës27
Propozime11
Aktivitete11
Projekte fituese6
QyteteIdetë tuaja mund të përmirësojnë mirëqenien e komunitetit.
Mesojnë të përdorin inteligjencën artificiale, aplikacione digjitale dhe mjete moderne në funksion të shëndetit.
Zhvillojnë projekte që e bëjnë sistemin shëndetësor më të aksesueshëm dhe efektiv.
Bashkohen me liderë të industrisë dhe ekspertë të teknologjisë nga e gjithë bota.
Sektori i shëndetit digjital po rritet me shpejtësi dhe ka kërkesë në rritje për profesionistë të rinj që të merren me zhvillimin e këtyre teknologjive në shërbim të shëndetit.
Si Funksionon?

- Studimi i tregut dhe analizimi i nevojave reale në shëndetësi
- Hartimi i pemës së problemit për të kuptuar shkakun dhe pasojat
- Përcaktimi i target grupit dhe krijimi i Buyer Persona

- Konceptimi dhe modelimi i idesë së projektit
- Hartimi teknik dhe zhvillimi i planit funksional
- Krijimi i Business Model dhe Business Plan

- Brainstorming dhe përzgjedhja e zgjidhjes më efektive
- Zhvillimi i prototipit (kodimi / zbatimi praktik)
- Testimi i prototipit për të parë rezultatet dhe impaktin

- Trajnim: “Pitching like a pro!” për prezantim profesional
- Përgatitja finale e planit të biznesit dhe materialeve mbështetëse
- Prezantimi i ideve para jurisë dhe shpallja e fituesve
FUSHAT E SFIDAVE
Keni një ide novatore për zgjidhjen e një problemi konkret nga jeta e përditshme?
- Zinxhiri i industrisë së shëndetit, operatorët, produktet dhe shërbimet
- Kujdesi shëndetësor parësor, ambulator dhe parandalues
- Kujdesi shëndetësor në shtëpi dhe në komunitet
- Shëndeti në vendin e punës, siguria dhe mbrojtja
- Stil jetese i shëndetshëm, ushqimi dhe sporti
- Shëndeti mendor
- Shëndeti digjital
- Teknologjia e mirëqenies
- Edukimi dhe promovimi i shëndetit
Kush Mund të Aplikojë?
Ne kërkojmë individë të përkushtuar, të motivuar dhe ambiciozë që kanë një ide biznesi për një produkt të ri, i cili ndodhet në fazën e kërkimit dhe zhvillimit.
Mund të marrin pjesë të rinj të interesuar për:
- Shëndet Publik
- Mjekësi
- Farmaci
- Teknologji dhe Inovacion Digjital
- Inxhinieri Biomjekësore
- Shkencat e Jetës

LOCATION
Për çdo pyetje, na shkruani në email: [email protected] ose na kontaktoni në nr. cel.: 0696887476