Universiteti Barleti mirëpriti maturantë të apasionuar pas shkencave mjekësore nga Shkolla “Hafiz Ibrahim Dalliu”

Universiteti Barleti pati kënaqësinë të mirëpriste sot maturantë të motivuar dhe të apasionuar pas shkencave mjekësore nga shkolla e mesme “Hafiz Ibrahim Dalliu”, në një aktivitet orientues dhe praktik që synoi afrimin e të rinjve me botën universitare dhe profesionet e shëndetit.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me programet e studimit në Infermierí dhe Stomatologji, duke zhvilluar praktika mësimore në ambiente reale laboratorike dhe klinike. Ata panë dhe përdorën pajisje, instrumente mjekësore dhe materiale profesionale, duke përjetuar konkretisht procesin e të mësuarit praktik që ofron Universiteti Barleti.

Maturantët u përfshinë aktivisht në demonstrime praktike, bënë pyetje, eksperimentuan dhe ndanë ide, duke krijuar një atmosferë pozitive, bashkëpunuese dhe frymëzuese. Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një eksperiencë informuese, por edhe si një hap i rëndësishëm orientimi për zgjedhjen e karrierës së tyre të ardhshme në fushën e shëndetit.

Universiteti Barleti vazhdon të mbështesë dhe inkurajojë të rinjtë që synojnë një të ardhme profesionale në shkencat mjekësore, duke u ofruar arsim cilësor, praktikë të avancuar dhe kontakte të drejtpërdrejta me profesionin.

🌟 Energjia, kurioziteti dhe pasioni i maturantëve dëshmojnë se e ardhmja e shëndetësisë është në duar të sigurta.